Flash News

KRYESORE

Në Prishtinë nuk i dha as dorën, Rama ‘heq syzet e diellit’ dhe nxjerr foto me Bill Clinton   

Kryeministri Edi Rama është bashkuar me liderë të tjerë të huaj në Paris, gjatë shërbesës ceremoniale për të ndjerin, ish-Presidentin Zhak Shirak, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 86-vjeçare.

“Në Paris, Hôtel de Marigny - Në vigjilje të shërbesës ceremoniale për të ndjerin, Presidentin Zhak Shirak”, shkruan Rama, i cili poston foto, duke u takuar me personalitete të njohur të politikës ndërkombëtare, ndërsa mes tyre edhe me ish presidentin e SHBA, Bill Clinton.

I pranishëm në foto shfaqet edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa kujtojmë se herën e fundit që Rama ishte në një aktivitet të zhvilluar për 20-vjetorin e hyrjes të trupave të NATO-s në Kosovë, ku i pranishëm ishte edhe Clinon, ky i fundit nuk e njohu si funksionar shteti.

Ndonëse Rama qëndronte i pari në radhë, me syze të zeza, duke duartrokitur i buzëqeshur, ish-presidenti i SHBA-së duket se nuk e njohu kryeministrin shqiptar dhe vijoi të takonte kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, presidentin Meta e të tjerët në radhë.

Të fundit