Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Nëna nga Elbasani letër te Berisha: Kreu i PS më rrëmbeu vajzën, e bëri prostitutë në Gjermani
Denoncimi i radhës në profilin e ish-kryeministrit Sali Berisha ka të bëjë me një nënë, e cila akuzon me emër e mbiemër kreun e PS në Elbasan, Durim Koçi si personin që i rrëmbeu të bijën dhe dy shoqet e saj dhe aktualisht sipas saj shfrytëzohen si prostituta në Gjermani.
“Kryetari i PS në Elbasan, trafikant prostitucioni! Lexoni letrën e një nënë që narkokryetari i ka e rrëmbyer vajzën”, shkruan Berisha.
Denoncimi:
“Doktor ju përshëndes!
Uroj të jeni mirë e të kaloni qetë pushimet familjarisht!
Një nënë nga Elbasani me dha nje letër për ju.
Letrën po jua dërgoj me foto, ndërsa teksti i saj është si më poshtë:
I Nderuar Zoti Berisha duke qenë se je zëri i fuqishëm doja të denoncoja DURIM KOÇIN, KRYETARI I PS-së për lagjen Visarion Xhuvani Elbasan.
Unë që po ju shkruaj jam një nënë që prej 8 mujash ky maskara ka marrë vajzën time bashkë me dy shoqet e saj për prostituta në Gjermani.
Kam denoncuar dhe në Policinë e Elbasanit por nuk kam marrë asnjë përgjigje.
Ju lutem Z. Berisha publikojeni këtë por anonim të lutem.
Ky ka dhe një lokal i cili quhet ATLAS në të cilin shpërndahet drogë dhe aty kam parë shumë djem të cilët pinë hashash dhe shpërndajnë.
Jam me shpresa që vajza ime të kthehet në shtëpi bashkë me shoqet e saj dhe ky bastard meriton burgun.”