Flash News

KRYESORE

Nuk poston foto dhe as nuk flet për shtatzëninë, mikesha e saj tregon në video Klean me barkun e rrumbullakosur

Megjithëse dyshimet dhe lajmet thonë që Klea është shtatzënë, vetë këngëtarja nuk ka folur rreth kësaj teme. Madje as nuk ka publikuar foto me barkun e rrumbullkosur.

Kur ishte e ftuar bashkë me Elgitin në "Shiko kush luan" u ngritën dyshimet e para pasi kostumi i saj i gjërë i bëri fansat dhe mediat të dyshojnë.

Por tashmë nuk ka më asnjë dyshim. Klea është shtatzënë.

Gjithçka duket në videon që ka postuar Kiara Tito në kanalin e saj në Youtube. Në ditëlindjen e saj, Kiara ka ftuar miqtë më të mirë ku ndër shumë personazhe të njohur ishte dhe Klea Huta. Barku i saj i rrumbullakosur duket në momentin kur Klea dhe Kiara kërcejnë bashkë.

E veshur me një fustan të shkurtër të zi, Klea duket kaq bukur teksa po shijon momentet e shtatzënisë.

Momentin mund ta shihni pas minutës së 24:00 në videon e mëposhtme:

Të fundit