Flash News

KRYESORE

Olsian Çela merr detyrën si kryeprokuror, e nis me hetimet për tërmetin: Prokuroria duhet të spikasë, hyjmë në fazë të re

Olsian Çela merr detyrën si kryeprokuror, e nis me hetimet për

Olsian Çela ka marrë zyrtarisht detyrën si kryeprokuror i ri i përgjithshëm, ndërsa u votua dje në Parlament me 101 vota pro.

Pasi falënderoi Arta Markun për punën e bërë në këto dy vite sipas tij në një faze të vështirë, Çela hyri direkt në temë dhe foli për hetimet për ngjarjen e 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona nga tërmeti.

"Ndoshta është hera e parë që kalon detyra në këtë mënyrë. Transparenca është mënyra më e mirë për të rritur besimin e institucioneve . E falënderoj zonjën Markun për punën e dy viteve, në një fazë të vështirë të tranzicionit e me probleme delikate.

Tani hyjmë në një fazë të re kur ndërtohen institucione të reja të drejtësisë. Kjo kërkon një angazhim dhe konceptim të ri të funksionimit të këtij organi. Ekziston mbështetja dhe kemi kapacitetet për ti dhënë vendit një të ardhme më të mirë.

Sot vendi ndodhet në krizë të madhe prej ngjarjeve të nëntorit, përgjigja që prokuroria duhet të japë duhet të spikasë në raport me atë që po bëjnë institucionet e tjera sepse njerëzit kërkojnë drejtësi, duan të bëhen konkrete.

Është një rast duhet të tregojmë lartësinë e duhur dhe të pritshëm. Do ti gjejmë mekanizmat për të arritur atë që shqiptarët presin në raport me prokurorinë. Besoj do kemi ndryshime pozitive”, përfundoi Çela.

Të fundit