Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
E treta e Bashës, dhe pse në politikë mund të jesh vetëm një herë i ri
Alfred Lela
Lulzim Basha po mundohet të instrumentalizojë një variant të unë nuk jam politikan të Edi Ramës. Ai po luan me terma të tillë si fundi i tranzicionit, llumi i tranzicionit, trekëndëshi i Bermudës etj., me qëllim profilizimin e vetes si politikan i së resë. Ndërkohë që metodologjia vlen (për sa kohë është provuar nga politikanë e grupime politike për dekada me radhë dhe ka funksionuar), retorika nuk bën një lek. Kjo sepse narrativa e komunikimit politik ngrihet mbi personazhin të cilin kërkon të shtjellojë, apo paraqesë, për publikun.
Mospërputhja e asaj që flitet me atë për të cilin tregon është fatale për fushatën e komunikimit (në këtë rast të Bashës).
Një tipar tjetër i komunikimit mbi një parabolë të caktuar (në këtë rast Basha i riu) është se bën punë vetëm njëherë. Një teh apo kënd komunikimi nuk është shumëpërdorimësh për të njëjtin politikan. E njëjta metodolgji apo stil mund të përdoret për politikanë të ndryshëm, por i njëjti personazh politik nuk mund të shitet dy herë nën të njëjtën veshje komunikative.
Thënë këtë, duhet shtuar se Basha është shitur dy herë nën leskrën e të riut në politikë. Herën e parë kur u paraqit si prurje e KOP të Berishës dhe u kurorëzua me një vend në parlament dhe qeveri. Si rrallëkush iu gëzua edhe një herë këtij makinacioni të së resë, kur garoi për kreun e Bashkisë Tiranë. Është e vërtetë se amerikanët, por edhe shqiptarët e shtabit të komunikimit, i këshilluan distancë nga Berisha. Siç është e saktë që kjo i dha pikë në garën lokale. Gjithaq e vërtetë është edhe se, në finale u desh ndërhyrja e Berishës dhe makinerisë së tij të rëndë për ta ngjitur në podiumin e fitores. Fitore që i mbahet mend si e vetmja në karrierën politike përballë Ramës, në një kohë kur garat kanë qenë disa.
Fakti se Basha i shpëtoi skematizmit të të riut politik, duke e përdorur si rrallëkush ose askush, dy herë, lidhet me atë se njerëzit i besuan nevojës së tyre për ta parë solo dhe jashtë hijes së Berishës, por edhe iu dhanë mërzisë që u kishte shkaktuar Edi Rama në tre mandate të gjatë në krye të Tiranës. Ku ta dinin të shkretët se monotonia, si një parkim holandez biçikletash, po u vinte në formën e një buzëqeshjeje që maskonte bash çmërsin e mërzisë.
Hakmarrja e këtij lëshimi që vetëdija popullore i bëri Bashës u duk te Çadra, e cila u përvijua nën retorikën e Republikës së re. Duhet thënë se ajo retorikë dhe ai aksion politik është dështimi më spektakolar i një politikani dhe partie politike në Shqipëri në tri dekadat e tranzicionit. Shkëndija e ligë e saj prodhoi atë lëmsh zjarri që ka vrundulluar anë e mbanë kufijtë politikë të Partisë Demokratike.
Pasur pas vetes këtë repertor politik, Lulzim Bashës i duhet të kuptojë se retorika është një zhanër që nuk i hyn në punë. Madje i prish punë. I perceptuar prej vitesh si politikan i inaksionit dhe hilesë (gjumash/ ai të gënjen edhe për orën), shefit të PD i duhet kurdisur ora e një rishpikeje.
Komunikuesit e tij duhet ta bëjnë të heshtë me fjalë dhe të flasë me aksion. Por aksionet duhet të jenë të njëmendta, jo të rrejshme, siç janë dukur të gjitha veprimet e tij në parlament, deri më tash. Hajde mbushjua mendjen njerëzve psh se kryeministri i vendit ka një qese në xhep, të cilën kur i duhet e përdor, sa për të mbledhur papastërtitë e Dritan Lelit në pyllin e Sodës, e sa të Lul Bashës në Kuvend.
Të flasë shumë, jo e jo, por sidomos të thotë se është fundi i tranzicionit dhe e reja që na ndan nga llumi i politikës, jo, pasha Zotin, nuk ban!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38