
Flash News
Riatdhesohen13 shqiptarë nga kampi i ISIS në Siri
Përfaqësues të ‘Rithemelimit’ në PPE, Berisha: Nuk ka pasur ftesë, do shkojnë 4 deputetë
Nesër zgjidhet Kryesia, Berisha mbledh sot ‘Rithemelimin’: Shqyrtojmë kandidaturat
Grekët bëjnë ‘kurban’ çamët për integrimin, për detin ‘heqin qafe’ Metën. Rama aprovon në heshtje
Konflikti në familje përfundon në vrasje, ndërrojnë jetë babë e bir në Kosovë

Alfred Lela
“Ne bëjmë shtet!”, ka qenë një prej sloganeve elektorale të Edi Ramës dhe partisë së tij Socialiste, si edhe nëntekst mburrës i çdo ligjërimi politik, sidomos kur ky funksionalizohej për të treguar kontrastin me kundërshtarin.
Kryeministri është vetëvlerësuar për gjëra të natyrës etike dhe estetike, duke filluar që nga meremtimi dhe pastrimi i selisë së qeverisë, reforma e pretenduar në sektorin e energjisë, rehabilitimi dhe estetizimi i qendrave urbane, amsterdamëzimi me ‘drita të kuqe’ i rrugës Tiranë-Rinas, e të tjera me radhë.
Duke e vënë, jo rrallë, veten në rolin e “mbretit diell”, në kuptimin e një iluminimi të një superstrukture shtetërore, përndryshe të prapambetur e jashtë mode, Rama ka arritur, me sukses, ta ngulisë në publik idenë se, me të, ka filluar një erë e re në shtetbërje dhe filozofinë etike dhe estetike të shtetit.
Ngjarjet, për nga natyra, i përgenjshtrojnë rrëfyesit e tyre, dhe duket se një skandal me dy etapa, qoftë i pazotësisë dhe qoftë i përdorimit të shtetit për qëllime partiake, shërben si një pikë kthese në atë se si duhet ta perceptojmë z. Rama në raport me shtetin e virtytshëm.
Një herë para zgjedhjeve të prillit, dhe së dyti rreth 7 muaj më vonë, një ekspozim apo rrjedhje skandaloze e të dhënave personale e ka bombarduar murin e fushatës së gjatë të PS, ku ndriçonte slogani ‘ne bëjmë shtet!’.
Shteti nuk është vetëm hardware i burgjeve, policisë, ligjeve, taksave, por edhe software. Një rrjetëzim më i hollë, i ndjeshëm dhe i çmuar informacioni dhe sigurie, që lidhet drejtpërdrejt me nënshtetasin, vendin dhe ekspozimin e tij në sistem. Në një terminologji të përmbledhur, gjithë ajo teknologji dhe databazë informacioni, që zotëron shteti, është e lidhur ngushtë me atë që quhet privatësi, ruajtje dhe sekretim i këtij informacioni të ndjeshëm.
Për një krahasim më të qartë, teknologjia dhe databaza e të dhënave që zotëron një shtet, janë si sistemi i ujrave të zeza dhe të bardha të një qyteti, të themi Tiranës apo Athinës. Një ndërhyrje, aksidentale apo diabolike, në sistem, një përzierje e ujrave të zeza me të bardhat, një shpërthim i ujrave të zeza apo një bllokim i këtij sistemi, do të çonte në batërdi etike dhe estetike. Triumfi apo shenja e lindjes së qytetërimit ka qenë aftësia për të fshehur, menaxhuar apo mbajtur nën kontroll, ato që quhen ‘ujra të zeza’.
Shtetit të Edi Ramës i kanë plasur këto ujra. Nëse në prill ai zgjodhi ta devijonte rrjedhjen e dalë në sipërfaqe në formën e ‘patronazhistëve’, duke i shitur si një praktikë të procesit politik/elektoral në të gjithë botën, kësaj radhe, në lirimin e dytë të së njëjtës saraçineskë, ka kaluar nga krenaria në ndjesë për atë që ka ndodhur.
Kartat e identitetit, rrogat, numrat e telefonit e të dhëna të tjera, informacion thelbësor i gjithkujt, janë tani në dorë të gjithkujt. Do të thotë shteti ka dështuar të ruajë saraçineskat, software i informacionit dhe privatësisë ra pre e një virusi. Nëse është aksident apo lëvizje diabolike, siç mundohet ta paketojë Kryeministri, kjo ka pak rëndësi. Në të dyja rastet, shteti i pretenduar së bëri është një dordolec në fund të arës së retorikës.
Të fundit


Reja nis grumbullimin e Kombëtares, mungon Broja, Laçi dhe Bare të dëmtuar
27 Maj 2022, 14:10
Riatdhesohen13 shqiptarë nga kampi i ISIS në Siri
27 Maj 2022, 14:09





Rriten sërish çmimet e karburanteve, sa do të kushtojë nafta
27 Maj 2022, 12:48





Pezullohen nga detyra dy prokurorët e SPAK-ut
27 Maj 2022, 11:34

Ukraina: Rusia ka vendosur deri në 500 mina në Detin e Zi
27 Maj 2022, 11:11





Shkullaku: Alibeaj me probleme mendore, sillet në delir si kryetar i PD
27 Maj 2022, 09:49





Zelensky: Rusia po kryen gjenocid në lindje, rajoni mund të bëhet i pabanuar
27 Maj 2022, 08:22
Kredia për shtëpi arriti rekord të ri në tremujorin e parë të vitit
27 Maj 2022, 08:14
Temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e sotme
27 Maj 2022, 08:13
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
27 Maj 2022, 08:04
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
27 Maj 2022, 07:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Maj 2022, 07:05
Sa i pranojnë shqiptarët besimet e ndryshme fetare?
26 Maj 2022, 23:00




Andi Bushati: Berisha e shpëtoi opozitën nga të qenit kukull
26 Maj 2022, 21:53

Anëtarësimi në BE, Milo: Me propozimin e Macron kthehemi mbrapa në proces
26 Maj 2022, 21:37

Sa shqiptarë e praktikojnë besimin e tyre fetar?
26 Maj 2022, 21:20

Bylykbashi: Do garoj për nënkryetar të Partisë Demokratike
26 Maj 2022, 21:11
Presidenti i ri, Vokshi: Nuk e bojkotojmë, do marrim pjesë në votim
26 Maj 2022, 20:43
Tirana shpallet kampione e Shqipërisë, ‘rrëmben’ trofeun për herë të 26-të
26 Maj 2022, 20:43



Ristani: Kriza në PD drejt fundit, Alibeaj është vënë në shërbim të Ramës
26 Maj 2022, 20:00

Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare, ylli i “Goodfellas” Ray Liotta
26 Maj 2022, 19:37






Konventa e BE-së dënon gjuhën ofenduese të Vulin ndaj shqiptarëve
26 Maj 2022, 17:19



Plagoset me armë zjarri një 11-vjeçar në Pukë
26 Maj 2022, 16:40





Fituesi i "Sanremos" në Tiranë, Blanco ndoqi dje ndeshjen nga "Air Albania"
26 Maj 2022, 15:13
Balla-Alibeajt: Kemi legjitimitet ta zgjedhim vetë Presidentin
26 Maj 2022, 15:06
Vrasja e nxënësve në Amerikë, Dalina Buzi: Çfarë më tmerron mua nga ai vend
26 Maj 2022, 14:44
Smith: NATO e shqetësuar për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit
26 Maj 2022, 14:43


Qeveria ul mesataren për disa degë, a preket mësuesia
26 Maj 2022, 14:23
Billie Eilish flet për sindromën e rrallë nga e cila vuan
26 Maj 2022, 14:04
Goditën me sende të forta shqiptarin, arrestohen dy të rinj holandezë
26 Maj 2022, 13:36
E dashura e re shpreh publikisht dashurinë për Robertin
26 Maj 2022, 13:12

Flor Binaj flet për largimin nga Portokallia: Duhet të ruaja dinjitetin tim
26 Maj 2022, 12:30
Marjana Kondi shpërthen në lot: Pse ma bëtë këtë pyetje
26 Maj 2022, 11:55

Mungesa e urimeve nga ambasadorët, si përgjigjet këtë herë Berisha
26 Maj 2022, 11:41
Vrau kolegun me armën e shërbimit, lihet në burg efektivi Ludian Zaimi
26 Maj 2022, 11:35

José Mourinho, trajneri i parë në histori që fiton të gjitha garat evropiane
26 Maj 2022, 11:16
Bie prodhimi vendas dhe eksporti i energjisë, me sa përqind rritet importi
26 Maj 2022, 11:03
Ndërron jetë ish-kryeministri italian Muere Ciriaco de Mita
26 Maj 2022, 10:54
Lufta në Ukrainë, Banka Botërore paralajmëron recesion global
26 Maj 2022, 10:44


Humbja e Feyenoord shkakton trazira në Roterdam, dhjetëra të arrestuar
26 Maj 2022, 10:14
Thyen rekorde me “One Kiss”, Dua Lipa dhe Calvin Harris sërish bashkë
26 Maj 2022, 10:07
"Pushime gocash", Rudina Dembacaj në Venecia me vajzën e saj dhe të Markut
26 Maj 2022, 09:25
BE “shuplakë” Ramës: Pagat s’mund të deklarohen, Shqipëria synon integrimin
26 Maj 2022, 09:21

