Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Karl-Peter Schwarz/ Die Presse
Procesi i anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor po tronditet. Por procedurat burokratike të BE-së nuk janë arsyeja e vetme.
Olaf Scholz, kancelari gjerman dhe Alexander Schallenberg, ministër i jashtëm austriak, pajtohen me shumë politikanë të tjerë evropianë se tashti është momenti i fundit për të integruar shtetet e Ballkanit Perëndimor në BE. Ata janë një "pjesë e pandryshueshme e familjes evropiane" (Schallenberg), dhe çdo vonesë e mëtejshme e bën "Ballkanin Perëndimor të prekshëm dhe të hapur ndaj ndikimit të palëve të treta" (Scholz).
Me dhënien e statusit kandidat Ukrainës në samitin e BE-së, debati mbi pranimin e vendeve të Evropës Juglindore është rritur sërish. Në fund të fundit, kanë kaluar më shumë se 19 vjet që kur samiti i BE-së në Selanik adoptoi perspektivën e një të ardhmeje në Bashkimin Evropian. Por ndërsa Ukraina dhe Moldavia po futen në BE në një proces politik të shpejtë nën efektin e agresionit ushtarak rus, integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor po vonohet për arsye burokratike.
Megjithatë, kjo është vetëm një pjesë e së vërtetës. Nuk është rasti që vende si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të cilat kanë kohë që i "kanë përmbushur të gjitha kërkesat që u ka bërë Europa" dhe që "reformuan sundimin e ligjit dhe gjyqësorin", siç ka pohuar Andreas Schieder në një koment për këtë gazetë. Fakti që kreu i delegacionit të Partisë Socialdemokrate austriake në Parlamentin Europian përmendi vetëm këto dy nga gjashtë vendet e Ballkanit që dëshirojnë të anëtarësohen, ndoshta mund të lidhet me faktin se ato qeverisen nga socialistët: Maqedonia e Veriut nga Dimitar Kovaçevski, Shqipëria nga Edi Rama.
Por portali i lajmeve "Euroactiv" doli në një përfundim më pak lajkatar: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia nuk kishin bërë asnjë përparim të rëndësishëm në frenimin e korrupsionit dhe zbatimin e standardeve evropiane në katër vitet e fundit. Nuk është çështja se sa shpejt do të përmbushen "acquis communautaires" siç quhen rregullat e BE-së, por nëse do të jetë e mundur të thyhen strukturat ilegale paralele, të kapërcehet ekonomia informale dhe krimi, dhe të forcohen institucionet kushtetuese.
Serbia është rasti më i keq. Që prej ardhjes së Aleksandar Vuçiqit në pushtet, situata me mediat e pavarura, korrupsionin dhe të drejtat e njeriut janë përkeqësuar edhe më shumë. Jo vetëm që Serbia po refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, e cila po përpiqet të anëtarësohet edhe në BE, por është gjithashtu i vetmi shtet brenda sferës së ndikimit të BE-së dhe, përveç Bjellorusisë, dhe i vetmi në Evropë që mbështet regjimin e Putinit. Politikani opozitar i PD konservative Genc Pollo dyshon se kritika e justifikuar e vetos nacionaliste të Bullgarisë kundër fillimit të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut synon të spostojë vëmendjen nga ky qendrim i Serbisë, që është vërtet "elefanti në paradhomën" e BE-së.
Sllavizmi e feja nuk mjafton për të shpjeguar miqësinë serbo-ruse. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë, elitat qeverisëse ruse dhe serbe e zëvendësuan ideologjinë komuniste me atë nacionaliste. Ata janë autoritarë brenda vendit dhe agresivë me jashtë. Ideja e Putinit për "botën ruse" është e lidhur ngushtë me idenë e Serbisë së Madhe. Serbia është kudo ku jetojnë apo varrosen serbët, ishte motoja serbe në luftën civile jugosllave. Ashtu si nacionalizmi serb shkaktoi masakrën e Srebrenicës, nacionalizmi rus çoi në masakrën e Buças. Lufta që nisi Millosheviqi mori 150,000 jetë. Si serbët ashtu edhe rusët ndihen të poshtëruar nga Perëndimi, ata e shohin SHBA-në si armikun e tyre kryesor dhe e përçmojnë BE-në.
Millosheviqi dështoi. Ndërsa Vuçiç po ndjek planin që Serbia të hajë bukën e BE-së pa hequr dorë nga aleanca de facto me Rusinë. Nuk do të ishte një ide e mirë nëse BE-ja do ta lejonte një gjë të tillë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38