Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Problemet e fondeve të investimeve dhe pensioneve në kushtet e rritjes së normave të interesit
Artan Gjergji
Për këdo që ndjek me kujdes dhe kërshëri profesionale zhvillimin, mjaft intensiv dhe të luhatshëm, të tregjeve financiare ndërkombëtare, por edhe në vend, nuk mund t’i ketë shpëtuar pa vënë re problemi i madh e i menjëhershëm, që shkaktoi në tregun financiar britanik lëvizja në kah të kundërt të Bankës së Anglisë (banka qendrore), e cila në një lëvizje të fortë injektoi rreth 65 miliard paund për një periudhë 13 ditore (çdo ditë nga 5 miliardë). Pavarësisht akuzave dhe hamendësimeve se po bënte lëvizje të gabuar në kushtet e një periudhe inflacioniste, kur bankat qendrore nëpërmjet rritjes së normave të interesit tentojnë të tërheqin likuiditetin nga tregu, që të frenojnë inflacionin, Banka Qendrore i surprizoi të gjithë me deklaratat se po përpiqej të ruante stabilitetin financiar të të gjithë arkitekturës, për të mbrojtur nga kolapsi sistemin e pensioneve (fondet e pensioneve) të cilat ishin në rrezik të jashtëzakonshëm.
Po ç’kishte ndodhur? Kryesisht fondet e investime edhe pensioneve, të cilat një pjesë të mirë të aktiveve që kanë nga kursimet e qytetarëve i investojnë në instrumente të borxhit (qeveritar dhe privat), janë ndjerë në një presion të jashtëzakonshëm, hemorragji, me qytetarët që tërheqin kursimet e tyre. Kjo vjen për shkak se rritja e normave të interesit i bën kthimet nga këto instrumenta financiare shumë të pafavorshme, duke sjellë një rënie të dukshme të kurbës së fitimeve nga këto skema, dhe krijuar panik te qytetarët, edhe pse ky është një proces normal në tregjet financiare. Edhe në ato raste kur qytetarët i njohin tregjet financiare, dhe e dinë që ky është një proces normal, në kushtet e një norme inflacioni që po i afrohet 10%, një normë kthimi nga investimet që nuk kalon nivelin e 5% e bën këtë formë investimi të pafavorshme për ata që i njohin tregjet e kapitalit dhe filozofinë e kthimit nga investimet. Të gjendur nën presionin e qytetarëve për të dalë nga fondet dhe kthyer në cash pozicionet e tyre, fondet e investimeve dhe pensioneve u drejtohen bursave për të shitur letrat me vlerë që kanë në portofol dhe për të krijuar likuiditet, në mënyrë që t’i përgjigjen në kohë reale kërkesave të investitorëve. Këto lëvizje të forta sjellin humbje të mëdha për fondet. Letrat me vlerë shiten në rastin më të mirë me çmime shumë të pafavorfshme në kushtet e panikut dhe presionit, ose në rastin më të keq nuk janë likuide pasi nuk gjejnë investitorë.
Për këtë arsye, të gjetur mes 2 të këqijave të mëdha në tregun financiar, panikut dhe rrezikut për të futur në kolaps skemat e pensioneve dhe investimve, përkundrejt frenimit apo shtyrjes në kohë të luftës për reduktimin e inflacionit, Banka e Anglisë u detyrua të luftojë më të keqen më të madhe e të shpëtojë nga kolapsi fondet. Për këtë qëllim, me një paketë mjaft agresive u detyrua të blejë mbrapsht (buy-back) obligacionet e thesarit britanik (guilts) nga fondet e pensioneve në nevojë për likuiditet, dhe t’i shpëtojë ato nga presioni i hemorragjisë që vjen kryesisht për shkak të panikut financiar. Më vonë Banka Qendrore do t’i kthehet luftës për frenimin e inflacionit. Natyrisht, kjo situatë nuk u ndihmua aspak nga gjendja e brishtë politike në Qeverinë Britanike, e cila po përpiqej që të ndërmerrte disa reforma fiskale stimuluese (ulje taksash) të cilat synonin nxitjen e ekonomisë, në kushtet e frenimit të rritjes që sjell rritja e normave të interesit për të ulur inflacionin.
Një shqetësim pak a shumë i ngjashëm ngrihet edhe nga FMN në një raport të fundit, i cili analizon lidhjen direkte që ka politika monetare shtrënguese (rritja e normave të interesit) në kushtet e luftës për frenimin e inflacionit te segmente të tjera të tregut financiar siç janë fondet e investimeve dhe pensioneve. Sipas këtij studimi (grafiku më poshtë) ka një lidhje të zhdrejtë mes rritjes së normave të kthimit nga fondet e ekspozuara në tituj borxhi, ose asete të tjera jo shumë likuide dhe rritjes së normave të interesit që po aplikojnë bankat qendrore. Pikerisht sipas FMN, rregullatorët duhet të bëjnë kujdesin maksimal për një gërshetim të politikave, në mënyrë të tillë që kostot të jenë sa më të ulëta e të mos shkaktojnë ndikime të forta apo më tej kolapse të segmenteve të caktuara të tregut financiar.
Ku është Shqipëria në këtë mes?
Padyshim që doktrina ekonomike dhe logjika e funksionimit të tregjeve financiare tradicionale funksionon kudo njëlloj. Për rrjedhojë edhe fondet e investimeve në vend kanë pësuar një rënie të kurbës së normave të kthimit. Ky fenomen nuk vjen për faj të administrimit të këtyre fondeve (duhet thënë që padyshim të gjitha fondet në Shqipëri kanë një administrim mbi baza profesionale bashkëkohore). Rënia e normave të kthimit vjen nga fakti i ekspozimit të pjesës më të madhe të aktiveve të këtyre fondeve në tituj borxhi. Rritja e normave të interesit, ka një ndikim negativ në çmimet (vlerën) e letrave me vlerë të boxhit, duke sjellë zhvlerësimin e tyre. Në kushte normale, fondet e ngjashme në tregje të zhvilluara manovrojnë shpejt duke shitur një pjesë të portofoleve dhe zëvendësuar ato me instrumenta të tjerë financiare, e mundësuar kështu një amortizim të një situatë të pafavorshme e të përkohshme. Por, për fatin tonë të keq, zhvillimi modest i tregut të kapitaleve në Shqipëri nuk ofron shumë alternativa përveç instrumenteve të borxhit, për rrjedhojë mundësitë e fondeve për të amortizuar efektet negative janë tej mase të kufizuara.
Lajmi i mirë është se, për shkak të kufizimeve legjislative dhe fazës embrionale të fondeve të pensionit, nuk lejohet që të ketë dalje apo mbyllje pozicionesh investimi nga fondet e pensioneve. Me fjalë të tjera kontribuesit në fondet e penisoneve nuk dalin dot (pa penalitete) nga fondet e pensioneve për periudha kohore më të shkurtra se 10 vite. Ky kriter ligjor ka penguar hemorragjinë nga fondet e pensioneve duke u dhënë mundësinë këtyre institucioneve ta amortizojnë problematikën që vjen nga tregu dhe ta shtrijnë periudhën e rikuperimit në një afat më të gjatë kohor. Megjithatë, duhet thënë që norma e kthimit nga fondet e pensionit dhe investimit në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën, është shumë poshtë normës së inflacionit, çka i bën këto instrumenta përkohësisht të pafavorshëm.
Për rrjedhojë Shqipëria e ka të domosdoshëm zhvillimin e shpejtë të tregut të kapitaleve, si një segment mjaft i rëndësishëm i tregut financiar, i cili rregullon jo vetëm një administrim më të mirë të fondeve të pensionit dhe investimeve, por ndihmon edhe një përcjellje më të shpejtë e eficiente të politikës monetare që luan Banka Qendrore në ekonominë e vendit.
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56