Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Profil/ Henry Kissinger, "një burrë i së pardjeshmes dhe të pasnesërmes"
George Will/ The Washington Post
Lista e sekretarëve të Shtetit përfshin shumë gjigantë të lartësive publike - Thomas Jefferson, John Marshall, James Madison, James Monroe, Henry Clay, John Calhoun, Daniel Webster, William Seward, Elihu Root, William Jennings Bryan, Charles Evans Hughes, Edward Stettinius, George Shultz dhe James Baker. Sidoqoftë, askush nuk pati më shumë stil dhe dhunti në këtë zyrë se emigranti i parë në post.
Edhe pse Henry Kissinger renditet, me John Quincy Adams, John Hay dhe Dean Acheson, ndër sekretarët më të sofistikuar intelektualisht dhe kulturalisht kozmopolitë të shtetit amerikan, edhe në dekadën e tij të 10-të, dashuria për këtë vend kishte një pastërti pothuajse fëminore. Kjo i rrinte mirë atij atë që kishte parë Gjermaninë e Hitlerit me sytë e një fëmije.
Kissinger, i cili vdiq të mërkurën në moshën 100-vjeçare, e bëri vokacion një Amerikë më pak amerikane, duke e vaksinuar me ndjenjën europiane të dimensionit pandreqshmërisht tragjik të jetës. Megjithatë, ai ishte, siç janë shpesh emigrantët, një romantik për kombin që e pranoi dhe e lejoi të rritej.
Kissingeri e thuri romantizmin me cinizmin, ndërkohë që i mësonte realizmin këtij kombi. Atë që kritikët ia quajtën imoralitet elegant, ai e konsideroi themelin prej graniti të moralit të vërtetë - përballjen me faktet e pakëndshme dhe të pazgjidhshme. Një i tillë është përkohësia (impermanenca) e përhershmërisë (permanencës) në sistemin ndërkombëtar.
Një pasojë e kësaj maksime është imperativi i pashmangshëm i ekuilibrave të pushtetit. Rrjedhimisht edhe arritja më e madhe e Kissinger-it, ndihma, si këshilltar i Sigurisë kombëtare të Richard Nixon, për ta futur Kinën në lojën e kombeve. Kissinger i admironte kinezët si "shkencëtarë të ekuilibrit, artistë të relativitetit". Ai gjithashtu admironte Charles de Gaulle, "biri i një kontinenti të mbuluar me rrënoja", i cili e kuptoi se finaliteti është një kimerë: "Historia nuk njeh vendepushime dhe rrafshnalta" sepse "menaxhimi i një ekuilibri pushteti është një ndërmarrje e përhershme, jo një përpjekje që ka një fund të parashikueshëm.”
Kissinger u bë Sekretar në vitin më të karikuar me ngjarje të epokës së pas Luftës së Dytë Botërore, e cila shënoi, si një përplasje tektonike, çerekshekullin kreativ të diplomacisë amerikane, që filloi me Planin Marshall të vitit 1948. Në vitin 1973, ndërsa autoriteti i Presidentit u zbeh, dhe u përmbyll një "paqe" efemere në Vietnam, një revolucion në çmimet e energjisë u përshpejtua nga Lufta e Yom Kipurit, një krizë në rangun e asaj të raketave kubane të vitit 1962, momenti më i rrezikshëm i Luftës së Ftohtë.
Politika ka fizikën e vet, dhe glutonia e Kissinger-it në lidhje me pushtetin, bërrylat e tij të mprehtë në luftërat burokratike dhe paaftësia e çrregullt për të duruar idiotët, të gjitha bashkë e bënë me armiq në Uashington, i cili admiron pakkënd për shumë kohë. Megjithëse ai erdhi nga bota akademike, për të qenë një planet që rrotullohet rreth diellit të pushtetit presidencial, ai qëndroi për t’u bërë vetë diell. Kur Nixon, i cili e futi Kissingerin në trajektoren drejt lavdisë, dha dorëheqjen, një nga vendimet e para të pasardhësit të tij, Gerald Ford, ishte të siguruarit e një bote të shqetësuar, se dora e Kissingerit do të mbetej në politikën e jashtme. Në kohën kur Kissinger la detyrën, ai u rendit, bashkë me George Marshall, në mesin e zyrtarëve publikë më historikë të Amerikës, të cilët nuk shërbyen kurrë në poste të votuara apo gjyqësore.
Kissinger e shkërbeu pesimizmin e tij strategjik me optimizëm taktik. Ai mendoi se, si një oficer kalorësie konfederate, me guxim dhe shkathtësi të akumulonte kohë për Perëndimin. Bashkimi Sovjetik, ashtu si Guliveri, mund të frenohej nga fije të shumta e të vogla marrëveshjesh politike, të kontrollit të armëve dhe ekonomike.
Pesimizmi i Kissinger-it për lodhjen e Perëndimit lindi nga dy llogaritje të gabuara. Ai nënvlerësoi rezistencën e shoqërive borgjeze të Perëndimit. Një arsye se pse ai gaboi në lidhje me qëndrueshmërinë e këtyre shoqërive për të rezistuar në kursin e Luftës së Ftohtë ishte mbivlerësimi që pati te mushkëria ekonomike e sistemit sovjetik.
Një dekadë pasi Kissinger u largua nga Departamenti i Shtetit, komunizmi, kredoja e të cilit rrodhi nga determinizmi ekonomik i marksizmit, mori një mësim brutal, në të vërtetë fatal, për rëndësinë e faktorëve ekonomikë. Në vitin 1976, Ronald Reagan sfidoi Fordin për nominimin Republikan, duke konkurruar kundër Kisingerizmit. Dhe në samitin e vitit 1986 në Islandë, Reagan i tha Mikhail Gorbaçovit se nëse do të kishte një garë armatimi të intensifikuar, ai mund ta garantonte se Amerika do të fitonte. Detyra e burrit të shtetit, besonte Kissinger, është "të shpëtojë një element të paracaktuar nën trysninë e rrethanave". Ai ndihmoi në menaxhimin e Luftës së Ftohtë, derisa kombi zgjodhi një president të vendosur, jo për ta menaxhuar, por për ta fituar luftën.
Ajo që Andre Malraux tha për De Golin mund të thuhet për Kissingerin: I zhytur në histori, ai ishte "një burrë i së pardjeshmes dhe të pasnesërmes".
Përkthimi: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38