Flash News

KRYESORE

Opozita vendos të djegë mandatet, ambasadori i BE-së dhe zv. ambasadorja e SHBA-së takim me Ramën

Opozita vendos të djegë mandatet, ambasadori i BE-së dhe zv.

Menjëherë pasi aleatët opozitarë kanë dalë në një deklaratë për media ku janë shprehur se kanë vendosur të djegin mandatet, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca dhe zv/ambasadorja e SHBA-së, Leyla Moses-Ones, kanë mbërritur në Kryeministri.

Neës 24 njofton se dy diplomatët po zhvillojnë një takim me kryeministrin e vendit, Edi Rama. Temë e diskutimit mendohet të jetë pikërisht situata politike e krijuar në vend, pas protestës së 16 shkurtit.

Kreu i PD, Lulzim Basha mori edhe mbështetjen e aleatëve të tij, të cilët vendosën unanimisht për djegien e mandateve. E vetmja që nuk është shprehur ende publikisht është kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Të fundit