Flash News

KRYESORE

Pas largimit të Xhemi Shehut, në "Portokalli" rikthehet Eneda Tarifa

Pas largimit të Xhemi Shehut, në "Portokalli" rikthehet

“Portokalli” do të rikthehet në ekranin e Top Channel këtë të diele dhe do të ketë me shumë ndryshime këtë sezon. Ky ka qenë një nga programet më të komentuar këto kohë për shkak të lëvizjeve të shumta të figurave që kishim më shumë se një dekadë që i shihnim në këtë ekran.

Një nga largimet që bëri bujë ishte moderatorja e njohur, Xhemi Shehu. Që prej atij momenti, kurioziteti nga fansat se kush do e drejtojë këtë sezon spektaklin e humorit ka qenë i madh. Burime për “Ëho” tregojnë se Eneda Tarifa do të jetë ajo që do të prezantojë këtë vit krah Salsanos. Ajo është parë ditët e fundit në ambientet e “Top Channel”, pranë stafit të “Portokalli”.

Këngëtarja ka qenë edhe më parë prezantuese e këtij spektakli krah Salsanos dhe Xhemit.

Të fundit