Flash News

KRYESORE

Përballja e së hënës, çfarë po diskutohet në emisionet e mbrëmjes

Përballja e së hënës, çfarë po diskutohet

E hëna e sotme në studiot televizive do të jetë e larmishme. Tema të ndryshme por edhe të ftuar nga të ndryshëm do të hedhin idetë e tyre mbi çështjet e aktualitetit dhe politikës në vend.

Policia “gjurmon” Koronën! Pse duhet?!- kjo është tema e përzgjedhur për tu diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e 360grade të Artur ZHEJIT duke nisur nga ora 21:00.

Kryeministri ka shpallur publikisht se Policia e Shtetit ka marrë detyrë të gjurmojë “Koronën” (Covid19) dhe të “garantajë” karantinimin e të sëmurëve.

Kështu duhet?! Pse vallë? Kaq rëndë është situata? Si u përmbysën parashikimet dhe grafikët Optimistë?Kështu duhet?! Pse vallë?

Të ftuar: Pjesa e Parë – 21.00 – 21.45/ 1. Tritan Shehu – skype 2. Taulant Muka – skype

Pjesa e dyte ne studio 1. Aida Shtino 2. Arben Meçe 3. Bejdo Malo 4. Kastriot Myftaraj Ne lidhje skype Erion Dasho, mjek.

Në emisionin Real Story do të diskutohet tema:Turizëm në kohën e koronës, Gazetari Sokol Balla në një bashkëbisedim me Dritan Lelin, kryebashkiakun e Vlorës.

Në emisionin Open në Top Channel me gazetaren Eni Vasili po diskutohet mbi pandeminë dhe rritjen e numrave në vend. E ftuar ministrja e Najada Como shefe e spitalit infektiv.

Në "Çim Peka LIVE" në Syri TV është i ftuar  kryetari i BDI, Ali Ahmeti ku po flet rreth fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut e mbi atë çfarë pritet të ndodhë pas 15 korrikut.

Të fundit