Flash News

KRYESORE

Peter Tiede: Shikoni si bashkëpunon PS me mafien për blerjen e votave

Peter Tiede: Shikoni si bashkëpunon PS me mafien për blerjen e votave

Gazetari Peter Tiede shkruan se 10 përgjimet e publikuara tregojnë raportet e ngushta të eksponentëve të Partisë Socialiste, veçanërisht Damian Gjiknurit me njerëz të botës së krimit. Sipas tij, tablatet telefonike nxjerrin në pah manipulimin e zgjedhjeve vendore të organizuara në Dibër më 11 shtator 2016.

“Një shef policie shpik një plan për manipulimin e zgjedhjeve me një ministër. Një ministër që thërret një mafioz të njohur mbarëkombëtar për të folur për blerjen e votave. Një shef mafioz që mbledh kartat e identitetit. Këto janë regjistrime të prokurorëve shqiptarë. Përgjimet tregojnë një shembull të bashkëpunimit për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2016 midis politikanëve më të lartë të socialistëve në pushtet, bosëve të mafias, policisë dhe drejtuesve të lartë në Shqipëri”, shkruan ai.

Të fundit

11 Korrik 2025, 10:50