Flash News

POLITIKOFF

Aktorja humb motrën në moshë të re: Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi

Aktorja humb motrën në moshë të re: Fluturoi sot në
Lisa dhe motra e saj, Ani Kujofsa

Aktorja Lisa Kujofsa ka humbur motrën e saj në moshë të re. Lajmin për këtë humbje në familjen Kujofsa e ka dhënë vetë aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi, të mamit e vëllait. Ani jonë, zemra jonë, ylli jonë. Na more frymën moj bir, na le pa dritë. Si do bëjmë pa ty? Unë ende nuk e besoj… Aninuja ime që më la gjysmake, sot e përjetë!"-shkruan Kujofsa.

Kjo e fundit njofton se ceremonia mortore do të zhvillohet në kushtet e pandemisë. Kujtojmë që Lisa Kujofsa është vajza e aktorit të njohur Fadil Kujofsa. Rrugën e aktrimit e ka nisur edhe i vëllai i Lisës, Erin Kujofsa.

Aktorja humb motrën në moshë të re: Fluturoi sot në

Të fundit