Flash News

POLITIKOFF

Pasi fitoi The Voice Kids, Gala Aliaj do të konkurrojë të përfaqësoje Belgjikën në "Eurovision 2023"

Pasi fitoi The Voice Kids, Gala Aliaj do të konkurrojë të

Në mesin e shtatë artistëve që do të konkurrojnë për të përfaqësuar Belgjikën në “Eurovision 2023”, është edhe Gala Aliaj, vajza e Robert Aliajt. Lajmin e ka bërë publik transmetuesi belg VRT, duke theksuar se, për “Eurovision 2023” që do të mbahet në maj në Liverpool, artistët e përmendur do të konkurrojnë më 14 janar në Paleis 12.

Pasi fitoi The Voice Kids, Gala Aliaj do të konkurrojë të

“17-vjeçarja Gala Dragot është artistja në 'Eurosong 2023'. Dy vjet më parë ajo fitoi 'The voice kids' dhe publikoi këngën e saj të parë 'Infektive'. Gala vjen nga një familje artistësh. Babai i saj, Robert Aliaj Dragot, është një nga figurat më të spikatura të botës së showbiz-it shqiptar dhe një artist bashkëkohor. Të dy prindërit e saj e kanë inkurajuar gjithmonë që të frymëzohet nga forma të ndryshme të artit. Është nxënëse në gjimnazin e arteve, luan piano, pikturon dhe ka pasion filmin”, -shkruhet në prezantimin e Galës në faqen e festivalit evropian.

Pasi fitoi The Voice Kids, Gala Aliaj do të konkurrojë të

Në fund një juri profesioniste do të vendosë se kush do të përfaqësojë Belgjikën në Eurovizion. Ne i urojmë shumë suksese Galës!

Të fundit