POLITIKOFF

Ronela Hajati reagon pas kritikave: Opinionistë të kalbur, paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua

Ronela Hajati reagon pas kritikave: Opinionistë të kalbur, paskeni

Ronela Hajati ka reaguar pas kritikave të shumta për performancën e saj në Eurovision dhe mesa duket këngëtarja nuk duron më. Këto ditë kudo në media po flitet për përfaqësimin e saj në Festivalin Europian.

Një rast ishte një debat i ashpër i krijuar mes Agim Doçit dhe Robert Aliaj, apo mbrëmjen e djeshme në “Opinion” një panel të ftuarish po diskutonin rreth garës së Ronelës.

Ronela Hajati reagon pas kritikave: Opinionistë të kalbur, paskeni

Përmes një postimi në Instastory, Ronela Hajati i ka konsideruar opinionistë të kalbur.

“Paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua. Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin… Turp!”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.

Të fundit