Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

*Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf i ka përçuar një mesazh konkret qeverisë duke thënë se “topi vazhdon ende të jetë në fushën e tyre”, sa i takon përmbushjes së kushteve të  kërkuara nga BE-ja para Konferencës I Ndërqeveritare.

*Arta Marku kërkoi zbutjen e masës për arsye shëndetësore, Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i PS në Vorë lë spitalin një ditë pasi Apeli vendosi masën ‘detyrim paraqitje'.

*Deputeti i opozitës parlamentare Artur Roshi në interpelancë me ministren e Arsimit ka ngritur shqetësimin se në shkollat shqiptare ende mësohet për ideologjinë e klasave dhe se janë lënë në hije emra të njohur të letërsisë shqipe.

*82 raste të reja me covid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit, MSH: Situata në Infektiv është serioze.

E lidhur: Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu jep alarmin: Në Infektiv 6 janë të intubuar, tre prej tyre në moshë fare të re

*Martin Camaj agjent i UBD-së? Akademia e Shkencave reagon për herë të parë me fjalët e Ismail Kadaresë: Debati s’ka të bëjë me vlerat letrare.

 

*Kuvendi ka miratuar ndryshimet e reja në Aktin Normativ të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat parashikojnë gjobë deri në 700 mijë lekë (5 mijë euro) për plazhet private të cilat nuk do të respektojnë protokollin e sigurisë anti-Covid.

*Numri 2 i CDU-CSU në Bundestagun gjerman, Johan Wadephul, kërkoi miratimin pa ndryshim të marrëveshjes mes palëve për Kodin Zgjedhor, të arritur në 5 Qershor në Këshillin Politik.

*Mazhoranca është një hap larg drejt plotësimit të votave për miratimin e Kodit Zgjedhor të ardhur pas marrëveshjes me opozitën. 6 deputetë opozitarë, Roshi, Dhimitri, Troplini, Topi, Gjetani dhe Maliqi kanë deklaruar se do të votojnë "pro". 

*Deputeti Myslim Murrizi pas rrjedhjes së votave nga opozita parlamentare për ka folur me tone të ashpra ndaj deputetëve që u vetëdeklaruan "pro", ndërsa i cilëson ata si "delirantë, trastaxhinj dhe vemje pa pigment..."

■ Partia Demokratike i është përgjigjur  ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm një tryezë tre palëshe. Në qëndrim theksohet se nuk është kundër diskutimit dhe rishikimit të sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues.

■ Opozita parlamentare ka bojkotuar edhe ditën e sotme Kuvendin duke paralajmëruar se nuk do të votojnë Reformën Zgjedhore.

■ Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim në intervistën me gazetarin Sokol Balla tha se nuk mund të ndodhin ndryshime të tjera kur reforma të kalojë për miratim në Kuvend dhe se palët politike duhet të mbajnë fjalën e dhënë.

 

Të fundit