Flash News

KRYESORE

Kim flet për Reformën Zgjedhore dhe ju kujton palëve 'premtimin': Nëse jep fjalën dhe nuk e mban, nuk ke asgjë!

Kim flet për Reformën Zgjedhore dhe ju kujton palëve

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim në intervistën me gazetarin Sokol Balla u ndal tek reforma zgjedhore, për të cilët palët arritën një marrëveshje më 5 qershor.

Kim është kundër ndryshimeve të tjera në këtë Reformë ndërsa theksoi se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen në fjalë.

Ajo shtoi se aty nuk mund të ndodhin më ndryshime të tjera kur reforma të kalojë për miratim në Kuvend dhe dha edhe mesazhin për palët politike se duhet të mbajnë fjalën e dhënë pasi nëse nuk mbahet fjala nuk ke asgjë.

"Ajo që di është se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe, me sa di, kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen që arritën dhe kjo është diçka e mirë. Pritshmëria ime është që do ta ruajnë atë. Është e patjetërsueshme.

5 qershori duhet të kalojë siç është. Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e shumë besimi të vënë. Dhe mendoj që nëse jep fjalën, si politikan, si diplomat, nëse nuk e mban fjalën, nuk ke asgjë. Ndaj pritshmëria ime është që udhëheqësit këtu do të bëjnë pikërisht atë që më thanë se do të bënin, që është miratimi i 5 qershorit", tha Kim.

Të fundit