Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Në mbledhjen e Këshillit Politik, opozita jashtëparlamentare ka paraqitur një letër me 5 pyetje drejtuar OSBE-ODIHR lidhur me formulën e koalicioneve, ndarjen e mandateve dhe listat e hapura, por që nuk mori firmën e përfaqësuesit të mazhorancës Damian Gjiknurit.

Të lidhura: Damian Gjiknuri tha se OSBE-ODIHR mund t’i kërkohet opinion vetëm mbi bazën e propozimeve konkrete duke marrë si shembull draftin e sjellë nga përfaqësuesja e opozitës paralamentare, Rudina Hajdari.

  • Oerd Bylykbashi tha se mbledhja e Këshillit Politik u bojkotua nga përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri, pasi opozita ishte e gatshme të vazhdonte diskutimin mbi atë se çfarë do t’i dërgonin OSBE-ODIHR.
  • Rudina Hajdari tha se se tre anëtarët e tjerë, Gjiknuri, Vasili dhe Bylykbashi po luftojnë në Këshill Politik për interesat e kryetarëve të partivë të tyre, por sipas saj ka ardhur koha që kësaj historie t’i jepet fund.
  • Kodi i ri/ Ku ndryshojnë propozimet e PS dhe Hajdarit, Kristaq Kume flet për Politiko: Me variantin e socialistëve kandidati s’fiton mandat me votat parapëlqyese.

■ Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një mbledhje me aleatët e PD-së në selinë blu. Në fokus të diskutimit kanë qenë ngërçi i krijuar në Këshillin Politik për formulën e koaliconeve parazgjedhore, ndarjen e mandateve dhe formula e hapjes së listave.

■ SPAK ka marre vendimin për konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të 40% të pasurive te Klemend Bailit.

■ Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka rezultuar pozitive me COVID-19. Pas konfirmimit, Ademi nuk është paraqitur në zyrën e saj, ndërsa mësohet se ndodhet tashmë e izoluar derisa të marrë përgjigjet e tjera. 

■ Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman kërkoi nga palët politikke që marrëveshja e 5 qershorit të mos ndryshojë. Sipas tij, është detyrë e Këshillit Politik që të gjejë një mënyrë funksionale dhe konsensuale të përbashkët.

■ Hetimi ndërkombëtar i skandalit të maskave në Itali ndaj një kompanie të huaj që dyshohet se përvetësoi mbi pesë milionë euro përfshin edhe prokurorinë shqiptare.

■ “Listat e hapura LSI i kërkoi që në 2017!”, Vasili publikon dokumentin: Kujtesë për hipokritët dhe demagogët që sot bëjnë sikur iu dogj shpirti.

Të fundit