Flash News

E-TJERA

Protesta e 58-të, qytetarët rikthehen para Kuvendit në seancën e fundit

images (3).jpeg

Seanca e fundit e Kuvendit pritet të shoqërohet sërish me një tjetër protestë qytetare këtë të hënë, në vijim të revoltës që ka hyrë në ditën e 58-të.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në orën 08:00 para godinës së Parlamentit, për të kërkuar largimin e qeverisë Rama. 

Tubimi vjen pas protestës së 23 korrikut, ku pati përplasje dhe incidente të shumta, me protestues dhe aktivistë të shoqëruar dhe të dhunuar nga policia.

Edhe këtë të hënë pritet një prani e konsiderueshme e uniformave blu dhe masa të përforcuara sigurie në zonën përreth Parlamentit.

Protesta zhvillohet në ditën kur Kuvendi pritet të mbyllë sesionin parlamentar, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se aksioni qytetar ddo të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Të fundit