Flash News

E-TJERA

Autobotë me ujë, barriera metalike dhe gardh policor, ç'po ndodh te Kuvendi para protestës

2222-1.jpg

Autobotë me ujë, barriera metalike dhe një gardh i gjerë policor janë vendosur në zonën përreth Parlamentit, në prag të protestës së thirrur para seancës plenare e fundit për këtë sesion.

Dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar për garantimin e sigurisë, ndërsa në vijën e parë janë pozicionuar forcat “Shqiponja” dhe FNSH.

Protesta e kësaj të hëne shënon ditën e 58-të të revoltës qytetare, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se aksioni do të vijojë edhe pas përfundimit të sesionit parlamentar.

Edhe këtë herë, autoritetet kanë marrë masa të shtuara sigurie, të ngjashme me ato të protestës së 23 korrikut, me qëllim parandalimin e incidenteve dhe garantimin e rendit gjatë tubimit.

 

Të fundit