Flash News

E-TJERA

Protesta e doganierëve grekë bllokon Kapshticën, pezullohet lëvizja për 4 orë

1785086493_doganaqafebote.jpg

Lëvizja e automjeteve dhe udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është pezulluar përkohësisht sot  për shkak të protestës së doganierëve grekë.

Nga ora 05:00 deri në 09:00, pala greke ka ndërprerë punën, duke mos lejuar kalimin e automjeteve dhe qytetarëve në drejtim të Greqisë. Për pasojë, udhëtarët që kanë përfunduar procedurat në anën shqiptare janë detyruar të presin në kufi deri në rihapjen e pikës nga pala greke.

Protesta është zhvilluar nga sindikata e punonjësve të doganave greke, të cilët kërkojnë shtimin e stafit, përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagesave. Ata kërkojnë gjithashtu zbatimin e angazhimeve të marra nga qeveria greke për statusin dhe trajtimin e tyre në administratën publike.

 

Të fundit