Flash News

E-TJERA

Protesta para Kuvendit, qytetarët thirrje kundër Ramës: O legen, gjithë Shqipëria të urren!

-640-0-1785135782xscreenshot-2026-07-27-090121-670.png

Qytetarët janë mbledhur këtë të hënë përpara Kuvendit, në protestën e 58-të radhazi, e cila zhvillohet në të njëjtën kohë me seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar.

Protestuesit kanë shoqëruar tubimin me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Në kor, ata kanë brohoritur: “Parlament analfabetë”, “Edi Rama o legen, gjithë Shqipëria të urren” dhe “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie përreth godinës së Kuvendit. Perimetri është rrethuar me një gardh të gjerë policor, ku në rreshtin e parë janë pozicionuar dy rreshta të forcave “Shqiponja” dhe një rresht i efektivëve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH).

Një numër i madh forcash policore vijon të monitorojë situatën në zonën përreth Parlamentit, ndërsa protesta pritet të vijojë gjatë zhvillimit të seancës plenare.

Të fundit