Flash News

E-TJERA

Shoqërohet organizatori i protestës, Arben Kola, tërhiqet zvarrë nga policia

6a671284885cbkola.jpg

Policia ka shoqëruar një prej organizatorëve të protestës së zhvilluar sot para Parlamentit, Arben Kolën.

Shoqërimi i tij është kryer gjatë zhvillimit të tubimit, ndërsa protestuesit vijojnë të qëndrojnë të grumbulluar në disa pika pranë godinës së Kuvendit.

Në pamjet e siguruara nga protesta, Arben Kola shihet teksa tërhiqet zvarrë nga efektivët e Policisë së Shtetit dhe më pas futet në një automjet policie.

Nuk dihen ende rrethanat dhe arsyeja e shoqërimit të organizatorit.

Të fundit