Flash News

E-TJERA

Kalon me procedurë të përshpejtuar huaja 302 mln $ nga SHBA, PD bllokon foltoren; Peleshi mbyll seancën

Capture-280-770x412.jpg

Seanca plenare është mbyllur pas tensioneve të krijuara gjatë shqyrtimit të projektmarrëveshjes së bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për huanë prej 302 milionë dollarësh në fushën e mbrojtjes .

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi që marrëveshja të shqyrtohej me procedurë të përshpejtuar, duke njoftuar vijimin e seancës në orën 15:00, pas diskutimit të saj në komisionet parlamentare.

Vendimi shkaktoi kundërshtimin e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët bllokuan foltoren e Kuvendit, duke penguar vijimin normal të punimeve.

Situata e tensionuar çoi në mbylljen e seancës nga ana e Niko Peleshit.

Të fundit