Flash News

E-TJERA

Video/ Kredia 302 mln $ nga SHBA, deputeti rrëmben marrëveshjen 'sekrete' dhe ikën me vrap

Screenshot 2026-07-27 113455.png

Një episod i pazakontë është regjistruar në përfundim të seancës plenare në Kuvend, lidhur me marrëveshjen e huasë me Shtetet e Bashkuara për pajisjet ushtarake.

Në vend që dokumenti t’u vihej në dispozicion deputetëve, atyre u është kërkuar ta lexojnë së bashku në një sallë me kapacitet për vetëm 15 persona.

Situata ka prodhuar edhe një moment pikant, pasi kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka mundur të marrë kopjen e vetme të dokumentit dhe është larguar me vrap nga ambientet e Kuvendit. Pas tij është vënë një punonjëse e Kuvendit, e cila dëgjohet t’i thotë: “O zotëri, të lutem…”.

Opozita ka kundërshtuar mënyrën e administrimit të dokumentit, ndërsa marrëveshja pritet të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar.

 

Të fundit