Flash News

E-TJERA

Jashtë protestuesit rrethojnë Parlamentin, nis seanca plenare

751764601_17971703793094322_5379250523129373669_n-676x450.jpg

Teksa protesta qytetare vijon prej rreth tri orësh jashtë Kuvendit të Shqipërisë, ka nisur seanca me punimet parlamentare. 

Në rendin e ditës së seancës së sotme janë miratimi i procesverbalit të seancës së 23 korrikut, njoftimet dhe shqyrtimi i projektvendimit për ndryshimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit. Ky projektvendim pritet të miratohet me shumicë të thjeshtë votash.

Ndërkohë, jashtë Parlamentit, protestuesit kanë rrethuar godinën dhe vijojnë thirrjet kundër mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama. Mesazhet e tyre janë shoqëruar me thirrje si “Nuk përfaqësoni”, “Parlament i krimit” dhe “Edi Rama o legen, gjithë Shqipëria të urren”.

Seanca e fundit plenare, e zhvilluar më 23 korrik, u shoqërua me tensione dhe debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Përplasjet nisën pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për zgjatjen e afatit të komisionit të posaçëm për “Territoren”.

Më pas, deputeti demokrat Luçiano Boçi pengoi prezantimin e raportit të mazhorancës nga bashkëkryetari i komisionit, Arbjan Mazniku, ndërsa deputetët e opozitës bllokuan foltoren. Situata shkaktoi ndërprerje të përsëritura të seancës.

Të fundit