Flash News

Ditari i Opozitës

"Buxheti është vetëm 1.3%", Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet

Screenshot 2026-07-27 105719.png

Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po tenton të kalojë marrëveshjen e bashkëpunimit me SHBA-në në fushën e mbrojtjes përmes një procedure që, sipas tij, është antikushtetuese.

 Në një prononcim për gazetarët jashtë Kuvendit, kreu i PD-së e cilësoi aktin si akt të turpshëm të mazhorancës, ndërsa ngriti pikëpyetje edhe mbi politikat e qeverisë ndaj NATO-s. Ai tha se flamuri i Aleancës është hequr nga institucionet dhe se Shqipëria aktualisht shpenzon vetëm 1.3% të buxhetit për NATO-n.

Berisha: Kjo që ndodh sot në parlament brenda, ky është një akt tjetër i turpshëm i Edi Ramës, i cili një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje, për çka PD është mirënjohëse, do me çdo kusht ta kalojë me procedurë jokushtetuese.
Ka një përcaktim kushtetues, i cili nuk lejon votimin me procedurë të përshpejtuar pa një afat minimal njëjavor.
Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese para tre muajve ku konsideron votim jokushtetues votimin për Bordin e Paqes apo për një çështje tjetër.
Por Edi Rama kërkon me çdo kusht të tregojë se Kushtetuta është një letër e vdekur për të, dhe se ky është një sundimtar që nuk ka ligj, as moral.
Unë sot i shtroj një pyetje edhe Peleshit të tij, edhe Ramës: Pse në një akt të parë, zhdukët nga të gjitha institucionet e vendit, nga parlamenti, nga qeveria, flamurin e NATO-s.
Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe në qoftë se ka një flamur tjetër që ajo duhet të shfaqë, është flamuri i NATO-s, i cili ishte në të gjitha institucionet.
Në një akt të parë, në një nga urdhrat më të parë, ai urdhëroi të hiqej flamuri i NATO-s nga të gjitha institucionet.
Edi Rama është personi i vetëm në Evropën ish-komuniste që ka organizuar protesta të egra kundër anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Dhe tani, i çekuilibruar totalisht, kërkon të dhunojë Kushtetutën dhe të paraqitet si flamurtar për plotësimin e buxhetit për NATO-n.
E vërteta është që buxheti për NATO-n sot është 1.3 përqind.

Të fundit