Flash News

KRYESORE

Protesta për teatrin në Durrës, policia procedon Robert Budinën dhe Ferdinand Xhaferrin

Protesta për teatrin në Durrës, policia procedon Robert

Policia e Durrësit procedon në gjendje të lirë regjisorin Robert Budina dhe kreun e PD-së së Durrësit Ferdinand Xhaferri.

Ata do të hetohen në gjendje të lirë pasi kanë organizuar protestën në sheshin kryesor të qytetit të Durrësit, pasditen e sotme, dhe kanw mbledhur firmat për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Në një njoftim për mediat të policisë bëhet me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasit R.B., 56 vjeç; F.Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Procedohen në gjendje të lirë 2 organizatorë, për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

– R.B., 56 vjeç;

– F.Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ata, në datë 22.05.2020, rreth orës 17:30, në lagjen nr.11, Durrës, kanë organizuar tubim të paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Të fundit