Flash News

KRYESORE

Protestat e dhunshme pas zgjedhjeve presidenciale, udhëheqësja e opozitës largohet nga Bjellorusia

Protestat e dhunshme pas zgjedhjeve presidenciale, udhëheqësja e

Udhëheqësja e opozitës Svetlana Tikhanovskya është larguar nga Bjellorusia dhe ndodhet e “sigurt” në Lituani, sipas ministrit për punët e jashtme lituanez, Linas Linkevicius.

Largimi i znj. Tikhanovskya erdhi si pasojë e protestave që vazhduan edhe ditë tjetër mbas rezultatit të se dielës për zgjedhjet presidenciale, shkruan BBC.

Skuadra e saj zgjedhore tha se ajo po i shmang protestat për shkak të ndonjë “provokimi të mundshëm”. Rezultatet e zgjedhjeve nxorën fitues presidentin Alexander Pukashenko me 80%, por Tikahanovskya refuzoi t’i pranonte ato.

Mungesa e vëmendjes, pa vëzhgues të qënurit  prezent, ka çuar në akuza për një abuzim të gjerë të sondazhit.

Pukashenko, i cili ka qenë në pushtet që prej vitit 1994, i ka përshkruar mbështetësit e opozitës si “dele” që kontrollohen nga jashtë.

Të hwnwn në mbrëmje policia e kryeqytetit Minks ka gjuajtur me plumba gome për të ndaluar protestat.

Madje, zyrtarët thonë që një protestues ka vdekur si pasojë e një lënde plasëse që i ka shpërthyer në dorë, fataliteti i parë i konfirmuar që nga vazhdimi i protestave.

Lukashenko ka shpërbyer si president i vendit që nga viti 1994, pasi në vitin 2004 hoqi kufirin e qëndrimit të një presidenti në detyrë më së shumti dy mandate.

 

Të fundit