Flash News

KRYESORE

Qau në emision dhe mohoi tradhtinë, grimieri i famshëm akuza Jordyn: Mos gënje, ke muaj e lidhur me Tristan

Ndërsa dikush ende flet për kiminë e Bradley Cooper dhe Lady Gaga-s në 'Oscars', të tjerë po merren me tradhtinë e Tristan ndaj Khloe Krdashian dhe as më pak e as më shumë se me shoqen e ngushtë të kunatës së tij. Jordyn Woods ishte shoqja e ngushtë e Kylie Jenner, motrës së Khloe-s dhe gjithë familja Kardashian-Jenner e kanë mbështetur atë të ngrihet dhe të ecë në karrierë. Mirëpo, Jordyn doli më tradhtare se vetë Tristan, pasi TMZ raportoi se ata të dy janë puthur dhe kanë një lidhje bashkë. Një ditë më parë, Jordyn theu heshtjen duke dalë në emisionin "Red Table Talk" dhe qau duke u justifikuar se ka ndodhur vetëm një puthje, të cilën e kishte iniciuar Tristan. Ajo tha se nuk ishte as puthje pasionante as asnjë gjë, thjesht buzë më buzë. Fill pas kësaj, për herë të parë reagoi në Twitter edhe Khloe, e cila shkruajti se po Jordyn po gënjente dhe në vend që të dalë publikisht për të mbrojtur veten duhet të telefononte atë dhe t`i kërkonte falje. "Ti thyeve familjen time," shkroi Khloe. “Pse po gënjen? Nëse po përpiqesh që të shpëtosh veten tënde duke folur publikisht, në vend që të më marrësh mua privatisht dhe të më kërkosh falje fillimisht, të paktën ji e sinqertë në rrëfimin  tënd. Meqë ra fjala. Ti je arsyeja që familja ime u nda," shkroi ylli i "Keeping up With Kardashians" Por pas daljes publike, një tjetër person publik ka reaguar duke e quajtur atë gënjeshtare dhe se ka një muaj e lidhur me Tristan. Grimieri i famshëm Jefree Star ka përkeqësuar situatën duke thënë: “Jordyn vërtetë sapo tha që teksa po dilte nga shtëpia e Tristan, ai e puthi në buzë? Kjo është një gënjeshtër! Ju keni një muaj ose dy që jeni të lidhur me njëri-tjetrin. I gjithë qyteti i Calabasas e di. Ka sy kudo, ka njerëz që nuk janë të famshëm që i keni komshinj. Dhe çdokush shikon gjithçka. Ju keni qenë të lidhur për njëfarë kohe dhe më në fund u zbulua. Ti tani je e shokuar që e vërteta doli në shesh dhe po mundohesh të shpëtosh veten.”  

Të fundit