Flash News
Grupi parlamentar i PD dorëzon në Kuvend propozimin: Pensioni të rritet në 300 euro
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Rikthehen reshjet pas ditëve të nxehta, si do të jetë moti për këtë javë
Ditët e nxehta janë rikthyer në muajin shtator dhe temperaturat janë të ngjashme me ato të korrikut. Edhe ditët e para të kësaj jave priten të nxehta, por gjatë fundjavës priten sërish reshje. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se do të ketë edhe rrufe.
"Prej ditës së hënë e deri në mes të javës përgjithësisht parashikohet mot me diell. Ditën e enjte pjesërisht në Veri do të nisin reshjet e shiut.
Paqëndrueshmëria në të gjithë territorin parashikohet ditën e premte.
Më së shumti reshjet do të përfshijnë pjesën jugore, aty ku hera herës do të krijohen kushtet për shtrëngata, rrebeshe me shkarkesa elektrike. Kjo situatë gjatë së premtes do të sjellë dhe rënie të temperaturave si në grafikun e mëposhtëm.
Era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare përgjatë bregdetit duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë."-njofton Shërbimi Meterologjik.