Flash News

KRYESORE

Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela çojnë vendimin e Apelit për rekurs në Gjykatën e Lartë

Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela çojnë vendimin e Apelit për

Pasi Gjykata e Posaçme Apelit vendosi të prishë vendimin e Shkallës së Parë dhe të rikthejë gjykimin nga e para në Gjykatën e Posaçme, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri bën lëvizjen e papritur në betejën e tij me drejtësinë.

Tahiri dhe Jaeld Çela kanë dërguar vendimin për rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit.

Kujtojmë se ish-ministri është nën akuzë për trafik narkotikësh në kuadër të grupit kriminal. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të kthente dosjen për rigjykim në shkallën e parë.

Gjykata e Krimeve të Rënda i dënoi Tahirin e Çelën për “shpërdorim detyre”.

Të fundit