Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sërish viza gjermane për ata me kontratë pune, por edhe pengesa
Shumë vetë presin për një vizë pune për të ardhur në Gjermani. Po si qëndron puna aktualisht me dhënien e vizave në ambasada? Dhe a po e ndryshon kriza e Coronës nevojën e Gjermanisë për fuqi punëtore nga jashtë?
Vetëm pak muaj më parë, më 1 mars 2020 hyri në fuqi ligji për fuqinë e kualifikuar punëtore në Gjermani. Ai do duhej t'ua lehtësonte qytetarëve nga vendet e treta jashtë BE, ardhjen me punë në Gjermani. Shumë qytetarë nga Shqipëria e Kosova lidhën shpresat me këtë ligj. Gjithsekush që kishte një zanat të kualifikuar apo kishte një kontratë dhe njihte gjuhën gjermane në nivelin që kërkohej mund ta provonte fatin e të kërkonte punë në Gjermani.
Konsullatat gjermane punojnë me kapacitete të reduktuara
Por ardhja e pandemisë ndryshoi gjithçka. Kufizimet e udhëtimit që vendosën Gjermania e vende të tjera për mbrojtjen nga virusi ishin paralizuese. Në shumë raste ardhja e punëtorëve të kualifikuar nga Ballkani u ndërpre me disa përjashtime ose u ngadalësua së tepërmi. Rastet përjashtimore përfshinin personelin shëndetësor, studiuesit e shëndetësisë, personelin e kujdesit shëndetësor apo personel tjetër me rëndësi të veçantë. Vonesat erdhën edhe nga zyrat e administratës për të huajt në Gjermani që për shkak të Coronës e kanë ende të kufizuar komunikimin me publikun. Kështu pirgu i aplikimeve në pritje me ardhjen e pandemisë është rritur edhe më shumë, bashkë me kohën e pritjes për marrjen e orarit për dokumentet për vizën në konsullatat gjermane në Ballkan, pritje, që edhe më parë ishte legjendare.
Kësaj i shtohet edhe puna e reduktuar e konsullatave në rajon. Ministria e Jashtme e Gjermanisë e pranon në një prononcim për Deutsche Wellen, se përfaqësitë gjermane në Ballkan aktualisht punojnë me kapacitete të reduktuara. Ajo thotë, se gjendja aktuale në vend e përcakton, nëse dhe kur do të jetë i mundur shtrimi i kërkesës për vizë. Por me sa duket gjendja në vend mund të çojë edhe në mbylljen e plotë të autoriteteve konsullore. Kjo ndodhi tani në Shqipëri, ku të hënën u mbyll zyra konsullore për vizat e ambasadës gjermane për shkaqe të situatës aktuale. Personave të prekur u premtohet në faqen online një orar i ri sa më shpejt të jetë e mundur, por se kur, kjo nuk specifikohet. Edhe zyra konsullore në Prishtinë i ka reduktuar shumë kapacitetet dhe pranon vetëm ato kërkesa për vizë që nuk preken nga kufizimet e udhëtimit në Gjermani.
"Parimisht mund të jepen sërish viza"
"Dhënia e vizës orientohet për momentin nga kufizimet e udhëtimit në fuqi", thekson Ministria e Jashtme gjermane, por një vendim i fundit i qeverisë gjermane po e rihap rrugën edhe për rastet e tjera me kontratë apo ofertë pune. Ministria e Jashtme gjermane konfirmon për Deutsche Wellen, se "në bazë të vendimit të kabinetit gjerman më 1 korrik mundet që fuqia punëtore e kualifikuar me një ofertë konkrete pune në bazë të ligjit për fuqinë e kualifikuar punëtore (FEG) të udhëtojë sërish në Gjermani. Kjo vlen edhe për ata që vijnë nga të gjitha shtetet e treta. Në këtë kontekst për raste të tilla parimisht mund të jepen sërish viza." Parimisht tingëllon bukur, por praktikisht shumë aplikues me këto zhvillime si në Shqipëri së fundmi as nuk e dinë, se kur do të kenë një datë tjetër aplikimi për vizë dhe u duhet vetëm të kalitin durimin.
Corona uli numrin e punëtorëve të huaj
Kufizimet e vendosura për udhëtimin e reduktuan ndjeshëm ardhjen e fuqisë së huaj punëtore në Gjermani këto muaj. Sipas ekspertit gjerman, Michael van der Cammen nga Zyra Federale e Punës, përgjegjës në sektorin ndërkombëtare ato çuan në një "prerje të fortë". Megjithatë, ardhja e fuqisë punëtore nga jashtë nuk është ndalur plotësisht, thotë van Cammen. I vetmi sektor që përfitoi edhe në kohën e krizës ishte ai i shëndetësisë, për shkak se infermierët në kohën e krizës ishin shumë të kërkuar në Gjermani. "Për ne është gjë e bukur, kur kemi suksese të vogla, për shembull kur ia dalim të sjellim në Gjermani bashkë me Ministrinë e Jashtme infermierët që i kishin gati valixhet në vendin e tyre. Këta njerëz mund të fillonin nga puna menjëherë në sektorin e infermierisë. Ne i ndjekim me vëmendje kufizimet e udhëtimit, por jemi të sigurtë që më vonë do të punësohen më shumë."
[caption id="" align="alignnone" width="700"]
Michael van der Cammen[/caption]
Nevoja për fuqi punëtore do të mbetet e lartë
Fjalë shpresëdhënëse, pasi aktualisht firmat gjermane në tërësi janë të rezervuara me punësimin e punëtorëve të huaj për shkak të pasigurisë në të ardhmen, por edhe të rënies ekonomike që solli me vete pandemia e Coronës "Marrja e punëtorëve të huaj duhet të presë", shkroi në qershor gazeta gjermane "Mannheimer Morgen. Jo pak firma kanë bërë të ditur ndërkohë edhe shkurtime të numrit të punëtorëve. Sipas të dhënave të publikuara pandemia e ka goditur tregun gjerman të punës. Papunësia aktualisht në Gjermani ka arritur shifrën 6,3%, në një kohë që vetëm pak muaj më parë flitej për miliona vende pune që duheshin zënë e kërkohej fuqi punëtore nga jashtë. Por a do ta ndryshojë Corona tregun e punës në Gjermani në të ardhmen aq sa të mos jenë më të nevojshëm punëtorët e huaj?
Sipas ekspertëve megjithë ndryshimet e pritshme, Gjermania do të vazhdojë të ketë nevojë për fuqi punëtore nga jashtë. Michael van der Cammen nga Zyra Federale e Punës shprehet optimist për Deutsche Wellen. "Natyrisht që pandemia na frenon. Por nevoja për fuqi punëtore është si më parë ende e madhe; sektori i shëndetësisë është një shembull i mirë. Covid19 nuk e ndryshon zhvillimin demografik. Sipas vlerësimit tim mund të ketë theksime të tjera. Nevoja për fuqi punëtore në sektorin e shëndetësisë, ndërtimit dhe zanateve në shumë drejtime do të mbetet e lartë. Këtë na e thonë që tani përfaqësues të këtyre degëve dhe sindikatave." Nevoja e punëdhënësve gjermanë sigurisht do të varet edhe nga ecuria ekonomike në Gjermani. Shpresat për një rimëkëmbje të ekonomisë parashikohen nga tremujori i fundit i këtij viti.
Zgjatja e Rregullores për Ballkanin Perëndimor
Në këto kohë pandemie si lajm i mirë vjen edhe plani për zgjatjen e Rregullores së Ballkanit Perëndimor, që në vitin 2016 u vendos për të lehtësuar punësimin e migrantëve ekonomikë nga vendet e Ballkanit, për të ulur numrin e azilkërkuesve. Sipas të dhënave të agjencisë gjermane të lameve, dpa, të mërkurën (22.07). Ministria gjermane e Punës e ka ofruar për miratim tek qeveria gjermane zgjatjen e kësaj rregulloreje deri në vitin 2023. Kjo rregullore që kishte afat deri në fund të këtij viti vepronte paralelisht me ligjin gjerman për fuqinë e kualifikuar punëtore. Dallimi është se me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor vinin punëtorë edhe pa ndonjë kualifikim të veçantë e njohuri gjuhe të mëdha. Kusht është që aplikuesi të ketë një kontratë pune në Gjermani dhe miratimin e Zyrës Federale të Punës./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38

