Shehi flet për takimin me Hoyt Yee: Për dy ditë Basha vendos për ofertën; ne do rezistojmë

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i pranishëm në takimin mes Bashës dhe zyratit amerikan, tregoi në “Dritare me Rudinën”, në Vizion Plus detaje të këtij takimi. Shehi tha se takimi ishte shumë i rëndësishëm për atmosferën që solli dhe shumë pozitiv, pasi la një derë të hapur për zgjidhjen e krizës. Ai tha se deri nesër, Basha do të vendosë nëse do ta pranojë propozimin e Yee.

“Yee është personazhi më i rëndësishëm, është më inçiziv, për sa u përket vendimeve. Ajo që diskutoi sot dhe fryma e negocimit, më bën që të kem një farë optimizmi. Ai la një derë të hapur, sado të vogël, për shkak të kohës. Por e rëndësishme është është fryma, besimi reciprok që krijoi mes dy palëve. Lidhi një urë që mund të ecin ide dhe njerëz dhe ndaj unë e quaj pozitive. Nga pala tjetër ka ardhur një propozim tjetër që si fillim Basha duhet ta shohë dhe ta vlerësojë dhe pastaj të merret edhe një vendim. Besoj se deri nesër, e shumta deri në pasnesër do të jepet vendimi për të pranuar ose jo propozimin e Yee. U diskutua nëse jemi dakord që t’i jepet roli i negociatorit SHBA dhe për ne kjo është shumë e pranueshme. Por, duhet thënë se ne nuk mund të pranojmë zgjedhje me këto kushte që janë sot. Ne do të rezistojmë. Sepse populli e tregoi dhe ndërkombëtarët e panë, me protestën ku u mblodhën mijëra njerëz në shesh”, tha Shehi.

Detajet/ Nisin negociatat PS-PD, 18 maji pritet të rrëzojë përfundimisht 18 qershorin si datë e zgjedhjeve