Flash News

KRYESORE

Shorti/ Partizani gjen kampionët e Azerbajxhanit, Qarabag-un, në Champions

Shorti/ Partizani gjen kampionët e Azerbajxhanit, Qarabag-un, në

Partizani do të përballet me skuadrën e Qarabag-ut në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Në Nion të Zvicrës u hodh sot shorti, i cili nuk ka qenë shumë me fat për kampionët e Shqipërisë.

Kampionët e Azerbajxhanit, kanë mjaft eksperiencë në arenën ndërkombëtare, pasi ata kanë luajtur si në Ligën e Kampioneve, ashtu edhe në Champions në fazën e grupeve.

Azerët verën e kaluar u ndeshën me Kukësin në turin e dytë kualifikues dhe pas një barazimi pa gola në Shkodër, fituan 3-0 në shtëpinë e tyre. Kampionët e Maqedonisë Veriore, Shkëndija e Tetovës, ka apsur më shumë fat, pasi kundër do të ketë ekipin estonez të Nomme Kalju-së.

Edhe tri skuadrat shqiptare që luajnë në Ligën e Evropës kanë njohur kundërshtarët e tyre të raundit të parë kualifikues.  Kukësi do të përballet me hungarezët e Debreces, ndërsa Teuta dot ë ndeshet me letonezët e Ventspils-it. Ekipi letonez luajti edicionin e shkuar kundër Luftëtarit, duke i eliminuar ata.

Laçi pati një shorte më të lehtë, ndërsa do të përballet me Hapoel Beer Sheva në raundin parë kualifikues.

Të fundit