Flash News

KRYESORE

Shtyu projektet muzikore për t`u solidarizuar me viktimat e tërmetit, Krasniqi sjell "28 Nëntori Kuq e Zi"

Shtyu projektet muzikore për t`u solidarizuar me viktimat e tërmetit,

Hekuran Krasniqi ka sjellë një këngë të re me titullin " 28 Nëntori Kuq e Zi" i cili është një potpuri nga të gjitha trevat shqiptare dhe bashkëpunim me shumë artistë të ndryshëm shqiptarë.

Kënga është publikuar sot, pasi për shkak të ngjarjes që tronditi Shqipërinë me 26 nëntor ku një tërmet i fuqishëm goditi vendin tonë dhe la 51 viktima e qindra mijëra pa shtëpi dhe festat e Nëntorit nuk janë festuar, por kanë qenë ditë solidarizimi.

Kjo këngë është një dhuratë për shqiptarët dhe vjen si interpretim me emrat e njohur si Hekuran Krasniqi, Dardan Gjinolli, Enkelejda Arifi, Selvete Bajrami, Agim Tejeci, Jehona Shaqiri, Hysni Alushi, Erik Lloshi,Shaked Darabuka & Dj Vulli.

Linkun e këngës e keni më poshtë:

Të fundit