Flash News

KRYESORE

Si të vishni një kostum të zi (ose pantallona) me këpucë kafe

Po mund të vishni një palë këpucë kafe me kostum të zi

Veshja e këpucëve ngjyrë kafe me një kostum të zi është përgjithësisht e vrazhdë. Nëse vishen gabimisht, njerëzit mund të mendojnë se ju mungon shija e mirë. Megjithatë, kur bëhet si duhet - ky koordinim me ngjyra të kundërta mund të jetë gjetje.

Yjet e Hollivudit dhe të famshmit e listës A e bëjnë këtë. Atëherë pse ti nuk mundesh?

Së pari, duhet të kini parasysh rastin, llojin e kostumit dhe këpucëve që keni në gardërobë dhe gatishmërinë tuaj për të guxuar jashtë "kutisë" së stilit. Pa dështuar, ju duhet të zgjidhni rroba që ndiheni rehat me to.

Mos harroni - rëndësi ka njeriu që vesh kostumin jo kostumi që ka veshur njeriu.

Për vite me radhë, shumë prej meshkujve që pëlqejnë stilin dhe tendencat, nuk kanë guxuar të veshin këpucë kafe me pantallona të zeza. Mendonin se dukej e çuditshme. Kjo ka ndodhur edhe për shkak të kombinimeve. Zakonisht ata që tentonin t`i vishnin të dyja, ishin nga koka te këmba të dështuar.

Mirëpo, shumë meshkuj filluan t`i vishnin dhe t`i kombinonin bukur, ndaj dhe ky "mit" filloi të binte. Nëse nuk keni shumë larmi në veshjet tuaja, atëherë ky stil mund të jetë pak më ambicioz. Besoni apo jo, ka rëndësi se çfarë lloj këpucësh dhe çfarë hije kafe vishni.

Nëse dëshironi të godisni në shenjë dhe të bini në sy, atëherë guxoni me këtë kombinim.

Më poshtë keni disa ilustrime përmes fotove se si mund të kombinoni kafen me të zezën (kostum+këpucë).

 

Të fundit