Flash News

KRYESORE

Skenari i ri/ Studentët bllokojnë të gjitha hyrjet, ngujohen në Fakultetin e Juridikut

Sot, studentët kanë zgjedhur një formë tjetër të të protestuarit. Nisur edhe nga kushtet e motit me temperatura të ulëta, dhjetëra studentë kanë bojkotuar mësimin dhe janë “ngujuar” në ambientet e Fakultetit të Juridikut që prej orëve të para të mëngjesit.

Sipas ‘news 24’, rreth 70 studentë ndodhen të pranishëm në fakultet dhe në shenjë proteste kanë bllokuar me banka dhe karrige të gjitha hyrjet e fakultetit.

Ata kanë sqaruar paraprakisht se do të vijojnë të qëndrojnë aty deri ditën e diel, ndërsa aktualisht studentët që po u bashkohen hyjnë vetëm nga dritaret.

Nga ana tjetër, në xhamat e dyerve janë ngjitur mesazhe të ndryshe  që lajmërojnë bojkot, përgjysmimin e tarifës për çdo nivel, pra jo vetëm në bacelor, si dhe anulimin e ligjit për Arsimin e Lartë, një pikë e shtuar së fundmi në kërkesat e studentëve, të cilët protestojnë prej më shumë se një muaj.

Të fundit