Flash News

KRYESORE

Spektakël në Serie A, Lazio përmbys Interin në pjesën e dytë

Spektakël në Serie A, Lazio përmbys Interin në pjesën e

Lazio sonte bëri një përmbysje spektakolare kundër Interit. Skuadra ku luan Thomas Strakosha fitoi 2-1 ndaj zikaltërve në një ndeshje emocionuese dhe plot raste.

Pjesa e parë foli për Interin. Ashley Young në fundin e saj shënoi për zikaltrit dhe ky ishte goli i parë nga një futbollist anglez në Serie A në shekullin e ri.

Pjesa e dytë ishte elektrizuese. Në të 50' mbrojtja e Interit u soll sikur të ishte amatore dhe Immobile shënoi golin e barazimit me penallti. I gjithë stadiumi u ngrit në këmbë duke brohotitur për Lazion. Goli i dytë dhe i fitores u shënua në të 69' nga Milinkovic-Savic.

Lazio tashmë merr vendin e dytë dhe është -1 pikë nga Juventusi kryesues. Inter zbret në vendin e tretë me 2 pikë më pak se Lazio.

Të fundit