Flash News

E-TJERA

Tërmeti dëmton 220 objekte dhe 20 banesa në Tiranë

Tërmeti dëmton 220 objekte dhe 20 banesa në Tiranë

Prefektja e Tiranës Suzana Jahollari deklaroi se deri tani janë 224 objekte të dëmtuara dhe 20 banesa. Ajo shtoi se ekipet e emergjencës janë në gatishmëri për t'i ardhur në ndihmë banorëve që kanë pësuar dëmtime nga lëkundjet e tërmetit.

"Janë hapur 6 pika emergjence. Duhet të ngrenë çadrat fushore që të vendosen 6 pikat më problematike. Kjo do jetë detyra më parësore. Patrullat janë në çdo njësi administrative. Ka pasur problematika në të gjitha bashkitë e qarkut të Tiranës. Situata është nën kontroll, ne jemi të gjithë në gatishmëri. Me informacionet që kemi marrë janë të evidentuara 224 objekte dhe 20 banesa më plasaritje dhe rënie suvaje.

Nuk janë të një shkalle shumë të lartë. Në Farkë janë vetëm 3 banesa të para viteve 90. U morën masa që banorët e tyre të dërgoheshin tek të afërmit e tyre. Ne do jemi në vijimësi për të parë situatën. Nuk kemi informacione nëse institucionet e dëmtuara janë banesa rezidenciale, janë kryesisht banesa të vjetra", tha Jahollari për Report TV.

Të fundit

11 Korrik 2025, 10:50