Flash News

E-TJERA

Tifozët e Partizanit paralajmërojnë për dhunë? Super-ndeshja përcakton shumë për të kuqtë

Tifozët e Partizanit paralajmërojnë për dhunë?

Tifogrupi “Ultra Guerrils” kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të lartë në ndeshjen që Partizani do të zhvillojë kundër Skënderbeut ditën e nesërme.

Por ajo që bën përshtypje në reagimin e ultrasve, është deklarata për “dhunë tifozerike kundër shunës së arbitrave edhe FSHF-së”. Në reagim nuk sqarohet nëse tifozët i referohen performancës dhe mbështetjes nga shkallët e stadiumit për ekipin e kuq, apo po përgatisin diçka më shumë.

“Rikthehemi në stadium në një ndeshje me shumë rëndësi e përgjegjësi. Në një ndeshje ku përcaktohen shumë gjëra në rrugën drejt titullit. Një ndeshje që duhet ta fitojmë me dhunë tifozerike kundër dhunës së arbitrave e FSHF, trukimeve e llumit të futbollit shqiptar. Rruga jonë është vetëm fitorja pa u përkulur pa u zbrapsur asnjë çast, së bashku kundër të gjithëve e krejt kundër nesh! Do fitojmë ne! Ndaj ju ftojmë të gjithëve të bashkoheni në një nga 10 hapat e mbetur për rrugën drejt titullit! Përjetë me ty Partizan”, shkruhet në faqen e tifozëve.

Për Partizanin ndeshja e radhës konsiderohet e një rëndësie të madhe për t’u shkëputur nga Skënderbeu i vendit të tretë dhe për të ruajtur të njëjtin hap me Kukësin, që do të luajë kundër Luftëtarit.

Të fundit