Flash News

KRYESORE

"Titanic" do të zhduket së shpejti

"Titanic" do të zhduket së shpejti

Pas plot 15 vitesh, një ekip eksploruesish, ndërkombëtar, i janë rikthyer rrënojave të Titanikut në oqeanin Atlantik. Kjo është zhytja e parë që pas vitit 2004 por ekspertet janë shprehur të trishtuar pasi aty kanë gjetur një strukturë, e cila po zhduket me shpejtësi.

Ata kanë paralajmëruar se pjesë të rëndësishme të anijes do të zhduken së shpejti.

Një prej detajeve interesante që është zhdukur është edhe vaska e kapitenit, e fotografuar gjatë ekspeditës së vitit 1996, por që tani nuk gjendet më. Historiani Parks Stephenson, në videon për BBC thotë se:

“Titaniku po i kthehet natyrës."

Titanik u mbyt në vitin 1912 në ujërat e ftohtë të Atlantikut, ndërkohë që në bord kishte 2200 pasagjerë dhe personel. Më shumë se 1500 njerëz gjetën vdekjen pasi anija u përplas me një ajsberg, 600km larg brigjeve të Kanadasë. Anija kishte destinacion final Nju Jorkun.

Të fundit

11 Korrik 2025, 10:50