Flash News

KRYESORE

Transformim i AKU-së, shkarkohet drejtori i përgjithshëm Agron Hetoja, kush e zëvendëson

Transformim i AKU-së, shkarkohet drejtori i përgjithshëm Agron

Është shkarkuar nga detyra drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agron Hetoja.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë, me propozim të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Sipas qeverisë ky vendim u mor në kuadër të procesit të ristrukturimit dhe transformimit të institucionit të AKU-së.

Kreu i ri i këtij insititucioni, po sot, u emërua Robert Lili.

“Falenderojmë z.Hetoja për kontributin e deritanishëm dhe punën në drejtimin e AKU-së. Në vend të tij, po sot, është emëruar kreu i ri i këtij insititucioni, z.Robert Lili. Shprehim besimin se ai do të çojë përpara procesin e transformimit të AKU-së dhe do të vijojë me vendosmëri punën për rritjen e sigurisë ushqimore në vend”, njofton AKU.

Të fundit