Flash News

KRYESORE

U përplas fizikisht me Salianjin, Ralf Gjoni reagon me gjuhën e Ramës: Politika e kthyer në platformë muskujsh në rrugë

U përplas fizikisht me Salianjin, Ralf Gjoni reagon me gjuhën e

Reagon deputeti Ralf Gjoni, pas lajmit se mbrëmë me të mbaruar emisioni ‘Open’ ku ishte i ftuar, është përplasur fizikisht me ish deputetin Ervin Salianji.

Gjoni ironizon teksa shkruan në rrjetet sociale se “politika nga platformë idesh në parlament është kthyer në platformë muskujsh në rrugë”.

Reagimi i plotë:

IDETË NË PARLAMENT - MUSKUJT NË RRUGË!

Çdo ditë që kalon po ma forcon bindjen se Shqipëria ka nevojë për një platformë të vërtetë politike kombëtare, dalë nga vota e lirë dhe e barabartë e shqiptarëve. Politika nga platformë idesh në parlament është kthyer në platformë muskujsh në rrugë. Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për një kastë të re e të pastër politike që e do këtë vend. Shqiptarët kanë nevojë dhe kërkojnë një projekt të pavarur politik bazuar mbi ide, vizion dhe angazhim konkret për t’i dhënë zgjidhje problemeve reale të tyre. Kjo vjen vetëm përmes ndryshimit të sistemit zgjedhor e përfaqësimit dinjitoz, dhe ne këtë axhendë të panegociueshme do shtyjmë në parlament!

Kujtojmë, se një ditë më parë, kryeministrit Edi Rama e cilësoi opozitën e dalë nga parlamenti pas djegies së mandateve, si ish “grupi parlamentar i rrugës”, ndërsa atë të zyrtarizuar një ditë më parë me në krye Rudina Hajdarin “grupin parlamentar demokrat”.

Të fundit