Flash News

KRYESORE

Vasjari: Koha po i jep të drejtë Metës, Vorpsi nga më të zonjat

Vasjari: Koha po i jep të drejtë Metës, Vorpsi nga më

Analisti Arian Vasjari mendon se koha po tregon se presidenti Ilir Meta ka të drejtë sa i përket çështjes së Gjykatës Kushtetuese.

“Mua më intereson më tepër fati i reformës në drejtësi. Do të ishte kosto e tmerrshme ndaj kësaj reforme. Ilir Meta gradualisht po fillon të ketë të drejtë. Unë e mendoj kështu. Shumica e nisi reformën, por duhet që ta çosh deri në fund.

Gjykata Kushtetuese do të ketë fate të politikanëve në vend. Palët duan ta kapin. Reforma në drejtësi e ka tronditur këtë mjedis korruptiv. Por, çështja e Gjykatës Kushtetuese ka gjëra ku nu shkojnë, ky është perceptimi, kjo gjë më shqetëson”, tha Vasjari në “Real Story” në News 24.

Ai më pas u ndal edhe te kandidatja për Gjykatën Kushtetuese e para në listën e KED-së, që u zgjodh nga parlamenti, por që u refuzua nga Meta.

“Arta Vorpsi në këndvështrimin tim, unë e njoh shumë pak, kemi qenë koleg në fakultet për shumë pak kohë, është një vajzë e zonja në atë që ka marrë përsipër të bëjë. Por pikërisht këto problematika të kësaj procedure, ky qëndrim me shumë hije i KED, komplikimet që ndodhën me Presidentin e Kuvendin e kanë penalizuar Arta Vorpsin, e kanë penalizuar padrejtësisht, sepse mendoj së është nga më të zonjat për të qenë atje. Në mënyrë absolute”, tha ai.

Të fundit