Flash News

KRYESORE

Video/ Rama bëhet “Bashkim Hoxha” i turnit të natës, por me një ndryshim nga Bashkimi…

Video/ Rama bëhet “Bashkim Hoxha” i turnit të natës,

Pasi u vërtetoi njerëzve që nuk i bënte videot live nga vila në Surrel dhe pasi doli në rrugë për të dërguar qytetarët në shtëpi, Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e të mërkurës, ka bërë një tjetër veprim të parecendent. Nga zyra e tij, në kryeministri, Rama ka telefonuar një për një dhjetëra qytetarë, të cilët më herët kishin bërë ankesa në platformën “shqipëriaqëduam.al”.

Qëllimi i kryeministrit, që ka imituar në një farë mënyre gazetarin e njohur Bashkim Hoxha me emisionin e tij të mëngjesit në News 24, ishte të kontrollonte nëse qytetarëve u është zgjidhur problemi nga administrata, pasi ata kishin paraqitur ankesa në platofrmën qeveritare.

Duke një “show” i radhës i Kryeministrit, që në fakt ndryshe nga Bashkimi, që e telefonojnë dhe njerëzit qajnë hallet kryesisht kundër qeverisë, Rama bën të kundërtën. I telefonon vetë qyetarët, kontrollon dhe më pas bindet, nëse administrata e tij ka bërë detyrën. Ah, në fund, Rama nuk harron t`u thotë: Lani duart!

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/287101142274147/

https://www.youtube.com/watch?v=-hobthxJKso

Të fundit