Flash News

KRYESORE

Vijojnë deklaratat ‘kërcënuese’/ Presidenca, Ramës: Do takohesh shumë shpejt me popullin!

Vijojnë deklaratat ‘kërcënuese’/ Presidenca,

I pyetur sonte në “Real Story” mbi deklaratat e Presidentit Meta për një vendim të mundshëm të për shpërndarje të Parlamentit, Kryeministri Rama ka ironizuar këto deklarata.

Kryeministri Rama tha sonte se “çfarë s’pret nga ai”, kur u pyet për deklaratën e kreut të shtetit se “populli do të shpërndajë parlamentin

“Sinqerisht nuk kam asnjë të dhënë nga klima politike në Shqipëri, në këtë Shqipërinë e 1 km katror nga Presidenca te SHQUP. Nuk kam të dhëna të veçanta, por nuk kam asnjë çudi, janë situata ciklike që shfaqen hera-herës. Thjesht ndryshon teksti i këngës, por muzika është po ajo”, tha Rama.

E menjëhershme ka qenë përgjigja nga ana e Presidencës.  “Gruaja e Bilalit do përballet shumë shpejt me popullin!”, është mesazhi i “koduar” që ka postuar pak çaste më parë zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi.

Të fundit