Flash News

KRYESORE

Vizita e Hahn në Kosovë, qytetarët i kërkojnë të pajiset me vizë

Vizita e Hahn në Kosovë, qytetarët i kërkojnë të

Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn pritet të shkojë sot në Kosovë. Një grup aktivistësh nga Drenasi kanë shkuar në Prishtinë dhe kanë vendosur një pankartë në hyrjen e pasme të Kuvendit të Kosovës, duke i thënë komisionerit Hahn se i duhet vizë për të hyrë në Kosovë.

“Mirësevini në Kosovë, zoti Hahn. Ne aplikojmë reciprocitetin në Kosovë, ndaj juve ju nevojitet një vizë për të hyrë në Kosovë. Për një vizë, juve ju duhen rreth 45 dokumente të ndryshme dhe një pagesë prej 35 eurosh”.

Ish-anëtari i Asamblesë së Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori u shpreh se Kosova mund të vendosë reciprocitet edhe për vizat dhe jo vetëm për mallrat serbe.

Të fundit