Flash News

KRYESORE

Vlorë/ Humb jetën nga plagët e marra pronari i lokalit që u qëllua me armë në Vlorë

Vlorë/ Humb jetën nga plagët e marra pronari i lokalit që u

Pronari i lokalit në Vlorë që u qëllua me armë ditën e djeshme nuk mundi do t’i shpëtonte plagëve të marra dhe u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ndodhi në zonën e “Plazhit të Vjetër” dhe nga kjo ngjarje u plagosën edhe djali i tij e një tjetër person, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Edhe pse viktimës, Arben Beqiraj, 50 vjeç, iu dha ndihma e parë dhe u nis menjëherë në spital, ai nuk arriti të shpëtonte pasi kishte marrë gjashtë plumba në trup. Të plagosur janë edhe djali i pronarit të lokalit, Ergest Beqiraj dhe shtetasi Nesim Hodaj.

Policia identifikoi dy personat e dyshuar si autorë të ngjarjes, të cilët janë shtetasit me iniciale E.XH e Sh.L. Policia nisi operacionin në terren për prangosjen e tyre dhe në ndihmë shkuan edhe Delta Force e FNSH e Fierit. Sipas hetuesve, ngjarja e rëndë ndodhi për motive të dobëta.

Të fundit